Presidentja Osmani kërkon përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grašič, ka kërkuar përkrahjen e këtyre dy vendeve për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i ka cilësuar si…

Lajme

06/10/2025 22:52

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, dhe Sekretaren e Shtetit të Sllovenisë për Çështje Evropiane, Neva Grašič, ka kërkuar përkrahjen e këtyre dy vendeve për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i ka cilësuar si “të pajustifikuara në raport me arritjet e vendit”.

Në takimin që u zhvillua së fundmi, Osmani falenderoi Austrinë dhe Slloveninë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për angazhimin në promovimin e stabilitetit rajonal.

“Shpresoj që këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të Bashkimit Evropian,” tha Presidentja Osmani.

Në njoftimin zyrtar theksohet se Osmani theksoi edhe përkushtimin e plotë të Kosovës ndaj vlerave evropiane të demokracisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut.

“Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të demokracisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa miqësia dhe partneriteti me Austrinë dhe Slloveninë janë shtylla të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit,” përfundon njoftimi.