Presidentja Osmani i çon letër Bashës, i kërkon të krijojë komisionin e financave për të adresuar krizën e pagave në RTK
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, duke kërkuar që të adresohet mungesa e komisionit për financa, i cili ka përgjegjësinë për aprovimin e mjeteve buxhetore për Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Në letrën e saj, Osmani thekson se për shkak të krizës së pagave që ka përfshirë…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, duke kërkuar që të adresohet mungesa e komisionit për financa, i cili ka përgjegjësinë për aprovimin e mjeteve buxhetore për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Në letrën e saj, Osmani thekson se për shkak të krizës së pagave që ka përfshirë transmetuesin publik, është e domosdoshme që partitë politike të krijojnë të paktën komisionet e përhershme parlamentare, edhe pse ende nuk është formuar Qeveria e re dhe nuk dihet se cilat janë pozitat e opozitës.
Kjo iniciativë vjen për të siguruar funksionimin e duhur të RTK-së dhe për të adresuar problemet financiare që po prekin stafin dhe punonjësit e transmetuesit publik./Lajmi.net/
Letra e Osmanit:
