Presidenti slloven: Fletarresti për Haradinajn ishte politik dhe i pa bazë

Para se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj të lirohej nga autoritetet sllovene, Presidentja Jahjaga kishte kontaktuar me homologun e saj, presidentin slloven Barot Bahor, i cili ka thënë se Haradinaj duhet të lirohet sa më shpejtë.

Lajme

17/06/2015 20:59

Sipas tij fletarresti ndaj deputetit dhe liderit partiak Haradinaj, është i njëanshëm, politik dhe i pabazë dhe ka kërkuar që urgjentisht të sqarohen rrethanat e ndalesës së tij dhe t’i mundësohet liria e lëvizjes sikur që i është mundësuar gjatë vizitës së tij në Gjermani dhe Austri.

Presidenti Pahor i kishte premtuar Presidentes Jahjaga që do të lidhet me autoritetet relevante për këtë çështje.

Më herët lajmi.net, kishte raportuar për një bisedë që kishte zhvilluar presidentja Jahjaga me homologun e saj slloven.