Presidenti kroat i kapet Vuçiqit: Historia me fëmijët serbë është bërë e padurueshme

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha sot se storia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kroacia nuk kujdeset për fëmijët serbë “është bërë e padurueshme” dhe se Serbia nuk ka “aurën morale” për të gjykuar ngjarjet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Agjencia HINA raportoi se Vuçiq, në lidhje me aktakuzën e Serbisë kundër anëtarëve të…

Lajme

24/09/2022 17:57

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha sot se storia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kroacia nuk kujdeset për fëmijët serbë “është bërë e padurueshme” dhe se Serbia nuk ka “aurën morale” për të gjykuar ngjarjet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Agjencia HINA raportoi se Vuçiq, në lidhje me aktakuzën e Serbisë kundër anëtarëve të Forcave Ajrore Kroate për krime lufte gjatë operacionit “Stuhia” në vitin 1995, tha në Nju Jork se “fëmijët serbë nuk ishin të rëndësishëm për Kroacinë”, përcjell lajmi.net.

“Ajo histori me fëmijët tashmë është bërë sarkastike dhe e padurueshme”, tha Milanoviq dhe shtoi se ai kurrë nuk i përmendi fëmijët kroatë. “Ne kroatët gjithashtu kemi fëmijë, edhe ukrainasit, të gjithë kanë fëmijë”.

Presidenti i Kroacisë hodhi poshtë pohimet e Vuçiqit se dikush “doli nga avioni për të qëlluar fëmijët serbë” dhe tha se Serbia duhet të përgjigjet se çfarë po bënin ushtarët, tanket dhe autoblinda serbë në kolonën e refugjatëve gjatë operacionit “Stuhia”. /Lajmi.net/