Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Presidenti kinez mburret për luftim të varfërisë ekstreme

11:54 | 25 Shkurt 2021

Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me mburrje për “fitoren e plotë” në përpjekjet për të zhdukur varfërinë ekstreme, dhe duke thënë se shteti i tij ka arritur “mrekulli njerëzore”, ndonëse pikëpyetjet vazhdojnë të rrethojnë kriteret e regjimit komunist për një pretendim të tillë.

Në një ceremoni festive më 25 shkurt, Xi ka shpërblyer me medalje zyrtarët nga komunitetet rurale dhe ka premtuar se do të shpërndajë “shembullin kinez” me kombet tjera të zhvilluara.

“Asnjë shtet nuk mund të largojë qindra miliona njerëz nga varfëria për një kohë kaq të shkurtër”, ka thënë Xi.

“Një mrekulli njerëzore është krijuar, e cila do të mbetet në histori”.

Më 2015, Xi pati premtuar se varfëria ekskreme do të zhduket më 2020, një nga synimet kryesore të Partisë Komuniste për të krijuar “një shoqëri përparimtare” në 100-vjetorin e shtetësisë, që shënohet në korrik të këtij viti.

Vitin e kaluar, Pekini ka pretenduar se ka arritur objektivin e largimit të njerëzve mbi linjën e varfërisë me të ardhura prej 2.30 dollarëve në ditë.

Kjo shifër është pak mbi shifrën më të ulët të përcaktuar nga Banka Botërore – 1.90 dollarë – mirëpo është nën shumën që rekomandohet për shtetet me të ardhura të mëdha.

Banka Botërore kaë thënë se Kina ka larguar mbi 800 milionë persona nga varfëria ekstreme, prej kur u është kthyer reformave të tregut në vitet 1970, pas dekadave kur ky shtet është bazuar në planifkime shtetërore, të cilat kanë ngufatur ekonominë e shtetit komunist.

Në fjalimin e tij të gjatë, Xi ka përshëndetur përparësitë e sistemit politik të Kinës, dhe ka thënë se Pekini “është duke ofruar ndihmë për vendet e zhvilluara”, që ende po përballen me varfëri.

Kina ka ndarë miliarda dollarë në infrastrukturë sikurse rrugë dhe ndërtesa moderne, ndërkohë që ofron stimuj tatimor dhe subvencione për komunitetet rurale të varfëra.

Xi ka thënë se Kina ka investuar 294 miliardë dollarë në luftim të varfërisë në tetë vjetët e fundit, mirëpo nuk ka dhënë detaje për planet e shpenzimeve në pesë vjetët e ardhshëm.

Standardeet e jetesës në Kinë kanë ndryshuar në mënyrë dramatike prej viteve 1970, mirëpo pretendimet e Pekinit ende shihen me dyshime.