Presidenti izraelit në Shqipëri, Begaj njofton se me të foli edhe për Kosovën

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Herzog është pritur nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj me ceremoni shtetërore. Begaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se mes diskutimeve për shumë çështje u diskutua edhe për Kosovën. “Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet…

Lajme

12/09/2024 13:55

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri.

Herzog është pritur nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.

Begaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se mes diskutimeve për shumë çështje u diskutua edhe për Kosovën.

“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar Begaj.

Ndërkaq javën e kaluar ishte paralajmëruar vizita e presidentit izraelit në Shqipëri, brenda 24 orëve ku do të udhëtonte edhe për në Serbi. /Lajmi.net/