Presidenti i skuadrës italiane jep dorëheqje si shenjë proteste për vendimin e federatës
Presidenti i Riminit Giorgio Grassi është dorëhequr si shenjë proteste përsa i përket vendimit të sotëm të federatës italine për të mbyllur përfundimsiht Serinë C.

Sport
Rimini së bashku me Gozanon dhe Rietën ranë nga kategoria duke zbritur në Serinë D.
Arsyeja e dorëheqjes nga presidenti i Riminit është se skuadra e tij zbriti një kategori më poshtë edhe pse kishte pikë dhe golavarazh të njëjta me ekipin e Fanit. Të dyja ekipet do ndesheshin në fushën e Riminit sipas kalendarit ku kishin mbetur edhe 11 sfida për tu luajtur.
Grasi konfirmon se Rimini do ndërmarrë çdo veprim ligjor dhe do ta apelojë vendimin në Komitetin Olimpik Italian. /Lajmi.net/