Presidenti i Realit, Perez ka lidhje shumë të afërt me Ramosin, synon rinovimin edhe për dy vite

Presidenti  Real Madridit, Florentino Perez ka lidhje shumë të afërt me kapitenin e klubit Sergio Ramos, që cilësohet si baba-djalë.

Sport

05/11/2020 22:31

Thuhet se dyshja janë në kontakte të vazhdueshme dhe diskutojnë për çdo gjë që bëhet në klub, transmeton lajmi.net.

Sipas Deportes Cuatro, klubi madrilen ende s’ka përgatitur kontratën e re për qendërmbrojtësin, të cilit i skadon në verë.

Reali synon t’ia ofrojë rinovimin, por nuk dihet nëse do jetë njëvjeçare ose dy, kjo e fundit preferohet nga Ramos.

Nëse deri në janar Ramos nuk e rinovon kontratën, atëherë do jetë i lirë të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër.

Juventusi dhe PSG-ja janë dy klubet e mëdha evropiane që e duan 34-vjeçarin, që të martën ndaj Interit shënoi golin e 100-të në fanellën e “Los Blancos”./Lajmi.net/