Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi: Mbappe dëshiron të qëndrojë 100 për qind
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se ylli i skuadrës, Kylian Mbappe do qëndrojë në "Parkun e Princave".
Sport
Francezi është i lidhur me largimin dhe kalimin te Real Madrid, meqenëse ende nuk e ka rinovuar kontratën, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht që PSG-ja e humbi titullin këtë edicion, Al-Khelaifi tha se Mbappe nuk do largohet.
“Është francez, është parisien. Ka kontratë dhe dëshiron të qëndrojë 100 për qind”.
“Për mua, Mbappe është lojtar i PSG-së dhe do mbetet. Nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai për L’Equipe.
Ndërkohë, kontrata momentale Mbappes i skadon vitin tjetër./Lajmi.net/