Presidenti i Polonisë infektohet me koronavirus

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka dalë pozitiv me COVID-19. Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Bota

24/10/2020 20:05

48 vjeçari u testua të premten ku doli pozitivë, por akoma nuk dihet se kur ishte infektuar me virus.

Ai iu bashkohet një grupi të liderëve botëror të cilët ishin të prekur me koronavirus, mes tyre ishin edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Të premten në Poloni u shfaqën 13,600 raste të reja me COVID-19. Vendi ka mbyllur disa shkolla dhe restorante për shkak të numrit të madh të këtyre rasteve