Presidenti i Napolit do të mbrohet nga policia italiane pas “përplasjes” me tifozët e klubit

Presidentt të Napolit, Aurelio De Laurentiis i është caktuar masë mbrojtëse nga policia italiane. Kjo për shkak të tensioneve të tij me një grup të tifozëve të klubit, njofton ANSA. De Laurentiis u përplas me tifozët ultras të Napolit pasi këta të fundit protestuan për çmimet e biletave dhe zbatimin e disa masave të rrepta…

Sport

15/04/2023 12:43

Presidentt të Napolit, Aurelio De Laurentiis i është caktuar masë mbrojtëse nga policia italiane.

Kjo për shkak të tensioneve të tij me një grup të tifozëve të klubit, njofton ANSA.

De Laurentiis u përplas me tifozët ultras të Napolit pasi këta të fundit protestuan për çmimet e biletave dhe zbatimin e disa masave të rrepta të sigurisë për parulla dhe flamuj.

Tifozët ultras të Napolit kanë paralajmëruar veprime në lidhje me festën e titullit të kampionit, paralajmërime këto që janë marrë me seriozitet nga klubi pasi ata mendojnë se tifozët do të prishin festën e Scudettos që po pritet pas shumë e shumë vjetësh.

Napoli është lider me 74 pikë në Serie A, 13 pikë më shumë se Lazio që ka një takim më shumë të zhvilluar./Lajmi.net/