Presidenti i Letonisë nesër vjen në Kosovë, bëhet e ditur agjenda
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, do të vijë në Kosovë. Atë do ta presë nesër në takim presidentja Vjosa Osmani. Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa me pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. “Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars…

Lajme
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, do të vijë në Kosovë.
Atë do ta presë nesër në takim presidentja Vjosa Osmani.
Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa me pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkevics do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30.”