Presidenti i La Liga-së ka mbetur i frustruar me vendimin e CAS për Man Cityn

Presidenti i La Liga Javier Tebas i është përgjigjur me zemërim ankesës së suksesshme të Manchester Cityt kundër ndalimit të tyre dy vjeçar në futbollin evropian.

Sport

14/07/2020 08:25

City ishte ndaluar të marrë pjesë në garat e UEFA-s për dy vjet dhe u gjobit me 30 milionë euro për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Sidoqoftë, skuadra e Premierligës apeloi vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS) dhe të hënën, apeli i tyre doli i suksesshëm, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të rivlerësojmë nëse CAS është organi i duhur për të apeluar vendimet institucionale në futboll”, tha Tebas.

“Zvicra është një vend me një histori të madhe të arbitrazhit, CAS nuk është standarde”. /Lajmi.net/