Presidenti i Kolumbisë: Grupi i Dritan Gjikës ka tentuar të më vrasë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se grupi i udhëhequr nga shqiptari Dritan Gjika, kishte tentuar t’i bëj atentat. Kjo deklaratë e fortë e Petros erdhi përmes rrjetit social X. Ai thotë se grupi i Gjikës kanë vrarë prokurorin paraguaian Pecci. “Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata…

Bota

28/05/2025 23:46

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se grupi i udhëhequr nga shqiptari Dritan Gjika, kishte tentuar t’i bëj atentat.

Kjo deklaratë e fortë e Petros erdhi përmes rrjetit social X.

Ai thotë se grupi i Gjikës kanë vrarë prokurorin paraguaian Pecci.

“Ky quhet karteli i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, nëpërmjet CTI-së, portin e Buenaventurës. Ata janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të mbulojnë autorët e vrasjes brenda prokurorisë. Ata kanë tentuar të më bëjnë atentat pa sukses”, ka shkruar ai.

“Bosi i drogës”, Dritan Gjika, u arrestua para disa ditësh në Ekuador.

Gjika raportohet se është lider i mafias shqiptare atje.

Përveç trafikut të drogës, ai dyshohet edhe për pastrim parash edhe krim të organizuar.