Presidenti i KE-së, Antonio Costa më 14 maj vjen në Kosovë
Para pak javësh, nga Këshilli i Evropës konfirmuan se presidenti i KE-së, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor gjatë muajit maj. Në përgjigje nuk u bënë të ditura temat që do të diskutohen pasi thanë se programi “është ende në përgatitje”. “Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën, detajet e programit…

Lajme
Para pak javësh, nga Këshilli i Evropës konfirmuan se presidenti i KE-së, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor gjatë muajit maj. Në përgjigje nuk u bënë të ditura temat që do të diskutohen pasi thanë se programi “është ende në përgatitje”.
“Po, edhe presidenti Kosta do ta vizitojë Kosovën, detajet e programit janë ende në përgatitje, kështu që nuk mund të konfirmojmë ndonjë specifikë për momentin”, ishte përgjigja nga KE për Klanin.
Për këtë çështje, me detaje të reja ka dalë mediumi italian Ansa, i cili shkroi se Costa do të jetë më 13 maj në Serbi, ndërkaq po atë ditë pasdite, ai do të jetë në Bosnje dhe Hercegovinë duke vazhduar më pas më 14 maj, në Mal të Zi dhe pasdite në Kosovë.
Më 15 maj në mëngjes, Costa do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të mbërrijë në Tiranë pasdite.
Vizita do të kulmojë me një darkë informale me gjashtë partnerët ballkanikë, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe presidenti i Këshillit të BE-së dhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Kryeqyteti i Shqipërisë do të presë samitin e Komunitetit Politik Evropian të premten, i pari që zhvillohet në një vend ballkanik, duke treguar “rëndësinë e këtij rajoni në peizazhin politik evropian””, tha një zyrtar i lartë i BE-së,
“Për Costën, zgjerimi është investimi kryesor gjeostrategjik i Evropës, një investim në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Nuk është vetëm një investim gjeopolitik, por edhe kritere që duhet të përmbushen”, tha ky burim.