Presidenti i Juves mbërrin në Azerbajxhan, a do arrihet sonte marrëveshja?

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është parë në rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhan, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Evropës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Sport

29/05/2019 11:15

Ashtu siç u raportua dje, Agnelli sot ka ateruar në Baku për të përcjellë nga afër punën e trajnerit Maurizio Sarri.

Menaxheri i ‘Bluve’ po shihet si zëvendësimi ideal i të larguarit Max Allegri, pavarësisht raportimeve se ai do mbetet pjesë e Chelseat, transmeton lajmi.net.

Tuttosport ka siguruar foto ekskluzive të Agnellit duke qëndruar në qendrën e qytetit, pak orë para finales së madhe.

Thuhet se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ai do të takohet edhe personalisht me Sarrin në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje të dyanshme.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë realisht pas natës së sontme. /Lajmi.net/