Presidenti i Juventus e pranon: E konsiderojmë idenë për ta marrë Guardiolan

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli thotë se kampionët e Serisë A e kanë konsideruartë punësojnë një ditë Pep Guardiola, por mendon se do të ishte e vështirë për ta bindur trajnerin e Manchester Cityt.

Sport

24/02/2020 18:33

Agnelli shpjegoi se Juventus ka menduar për mundësinë e sjelljes së ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munich në Torino, por theksoi se një veprim tani do të ishte i vështirë për shkak të lumturisë së tij të dukshme në Premierligë.

Ai gjithashtu insistoi që klubi të jetë më se i kënaqur me përparimin e tyre nën Maurizio Sarri, i cili iu bashkua atyre nga Chelsea në fillimin e sezonit, transmeton lajmi.net.

“Është gabim të thuash që nuk mendon për Guardiolan, por duhet të vlerësosh momentin ku je, si çdo profesionist”, tha Agnelli për Radio24 në lidhje me trajnerin e Cityt, i cili ka ritheksuar përkushtimin e tij për klubin anglez përkundër pezullimit të tyre dy vjeçar të Ligës së Kampionëve, të cilin ata synojnë ta apelojnë.

“Nëse dikush është i lumtur atje ku është, është e vështirë të marrësh”.

“Ne jemi shumë të lumtur me Sarrin. Gjërat janë vendosur për tre vjet, forca e ideve të tij do të vijë me vazhdimin e tyre në kohë, dhe kjo është përparësia”. /Lajmi.net/