Presidenti i Interit reagon pasi fituan titullin

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka festuar titullin për këtë edicion përmes një postimi në Instagram.

Sport

02/05/2021 18:41

“Neurazzurët” fituan titullin e 19-të në histori pas barazimit mes Sassuolos dhe Atalantas, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Antonio Conte zyrtarisht është kampion me 82 pikë në 34 ndeshje, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të mbetura.

Presidenti Zhang është rikthyer në Milan këtë javë dhe ka festuar trofeun.

“Faleminderit të gjithëve”, shkoi ai.

Zhang gjithashtu u urua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që gjithashtu i paralajmëroi “do të rikthehemi”./Lajmi.net/