Presidenti i FIFA-s pa fjalë për vdekjen tragjike të Diogo Jotas
Në reagimin e tij pas vdekjes së Diogo Jotas dhe vëllait të tij Andre Silva, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se është “pa fjalë” për humbjen e futbollistit të Liverpoolit. Infantino konfirmoi se ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube do të nderojnë kujtimin e Jotas me një minutë heshtje para ndeshjeve…

Sport
Në reagimin e tij pas vdekjes së Diogo Jotas dhe vëllait të tij Andre Silva, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se është “pa fjalë” për humbjen e futbollistit të Liverpoolit.
Infantino konfirmoi se ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube do të nderojnë kujtimin e Jotas me një minutë heshtje para ndeshjeve të tyre të ardhshme.
Diogo Jota, 28 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.
Lajmi ka tronditur botën e futbollit dhe tifozët anembanë globit.