“Presidenti i Emirateve të Bashkuara nesër në Shqipëri”, Rama: Shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe një partneritet të forcuar
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, foli rreth vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri. “Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, u shpreh Rama. Më tej theksoi se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të…

Lajme
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, foli rreth vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri.
“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, u shpreh Rama.
Më tej theksoi se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.
“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.