Presidenti i Bayern Munich konfirmon interesimin Leroy Sane

Kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, janë shumë të interesuar që të përforcohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

23/05/2019 19:15

Presidenti i gjigantit bavarez, Uli Hoeness, ka konfirmuar se skuadra e tij po punon për një marrëveshje të mundshme me yllin e Manchester City, Leroy Sane.

23 vjeçari flitet se mund të largohet nga ‘Etihad’, pasi trajneri Pep Guardiola minimizoi rolin e tij në sezonin që skuadra fitoi tripletën angleze.

Lojtari ka startuar në 30 nga 47 paraqitjet e tij në të gjitha kompeticionet, duke mbetur anash Sterling e Bernardo Silvas në xhirot vendimtare.

Në anën tjetër, Bayern Munich janë duke kërkuar lojtar potencial për të zëvendësuar Arjen Robben dhe Franck Ribery, të cilët u përshëndetën me skuadrën këtë edicion.

“Ne jemi duke tentuar që të arrijmë marrëveshje me këtë lojtar (Sane)”, ka thënë Hoeness për ‘Suddeutsche Zeitung’, transmeton lajmi.net.

Por, duket se Manchester City nuk janë të gatshëm që ta lëshojnë lojtarin, pasi Guardiola ka bërë të ditur se ai është akoma pjesë e rëndësishme për skuadrën.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët në vazhdim, nëse Sane do të largohet drejt Bayern apo jo. /Lajmi.net/