Presidenti i Asociacionit të Lojtarëve Italianë: Serie A po vepron ‘çmendurisht’

Presidenti i AIC, Damiano Tomassi, nuk arrin dot ta arsyetojë veprimin e Serie A.

Sport

06/04/2020 22:04

Në një mbledhje të zhvilluar sot mes 20 skuadrave të Serie A, është votuar unanimisht që të reduktohen pagat e lojtarëve dhe gjithë të punësuarve nëpër skuadra, deri në 1/3 e pagës.

Këto veprime të Serie A, Tomassi i cilëson si çmenduri.

“Nëse klubet e Serie A do të takoheshin për të thënë se nuk paguajnë pagat, kur në realitet, përballë lojtarëve, klubet po shohin për marrëveshje, atëherë kjo është shqetësuese”, ka thënë Tomassi, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta kuptoj logjikën pas kësaj sjelljeje: të vendosësh të gjithë lojtarët, protagonistët kryesor, në një dritë të keqe, kur gthuajse të gjithë të tjerët po diskutojnë me klubet se si të kalojnë krizën së bashku. Duket e çmendur për mua”, ka shtuar presidenti i AIC.

Vendimin e Serie A e ka kundërshtuar edhe zv.Presidenti i AIC, duke e cilësuar si poshtërues. /Lajmi.net/