Presidenti Biden infektohet me Covid

Presidenti amerikan Joe Biden është infektuar me COVID-19 e kjo është një pengesë për fushatën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit. Mësohet se dy zyrtarët më të lartë demokrat në Kongres janë takuar veç e veç me presidentin për t`ia shprehur shqetësimet për kandidaturën e tij. Presidenti amerikan Joe Biden, përmes zyrtares së tij për shtyp…

Bota

18/07/2024 11:28

Presidenti amerikan Joe Biden është infektuar me COVID-19 e kjo është një pengesë për fushatën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit. Mësohet se dy zyrtarët më të lartë demokrat në Kongres janë takuar veç e veç me presidentin për t`ia shprehur shqetësimet për kandidaturën e tij.

Presidenti amerikan Joe Biden, përmes zyrtares së tij për shtyp Karine Jean-Pierre, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje se është infektuar me COVID-19. Presidenti po përballet me simptoma të lehta, ka thënë ajo. E infektimi i presidentit amerikan me COVID-19 do të jetë pengesë për fushatën presidenciale. Presidenti Biden do të detyrohet që të pushon nga fushata e kjo ka ngritur pyetje rreth kandidaturës së tij për zgjedhjet e nëntorit.

Dy zyrtarët më të lartë demokrat në Kongres, Chuck Schumer, lideri i shumicës në Senat, dhe lideri minoritar demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, raportohet se janë takuar veç e veç me presidentin për t’i shprehur shqetësimet rreth kandidaturës së tij për Shtëpinë e Bardhë. E sipas rrjetit televiziv CNN, Nency Pelocy ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, privatisht i ka thënë se nuk do të mund të fiton kundrejt kandidatit republikan Donal Trump në zgjedhjet e nëntorit.