Presidenca shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit, zyrtar në kabinetin e Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit. Hoti ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e Presidentes Osmani, shkruan lajmi.net. “Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata…

Lajme

27/10/2025 12:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafi i Presidencës, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Petrit Hotit.

Hoti ka shërbyer si zyrtar në kabinetin e Presidentes Osmani, shkruan lajmi.net.

“Petrit Hoti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur si njeri me virtyte të jashtëzakonshme, të ndershëm dhe të përkushtuar në punën e tij. Në këto momente të rënda, Presidentja Osmani dhe stafi i Presidencës u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoti, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kujtimi për Petritin do të mbetet i paharruar në institucionin tonë dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegramin e Presidencës. /Lajmi.net/