Preshevari i ri mbytet në liqenin e Rahovicës

Të martën pasdreke, 23 vjeçari Sami Shabani nga Presheva e humbi jetën në pendën e Rahovicës. 

Lajme

12/08/2014 22:53

Si kanë deklaruar dëshmitarët nga vendi i ngjarjes për Presheva jonë, i riu nga Presheva kishte shkuar te penda për tu freskuar.

Ndihma e shpejtë ka arritur pas një kohe në vendin e tragjedisë, por pa mundur të ndihmojë të riun.

Është ky rasti i pestë që të rinj nga Lugina e Preshevës humbin jetën në këtë pendë gjatë kësaj dekade të fundit.