Preokupimi i të rinjve serbë në Veri nuk është politika, por papunësia

Papunësia është problemi kryesor i të rinjve në veri të Kosovës, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut.

Lajme

12/05/2016 13:51

Kjo është bërë e ditur përmes një hulumtimi të një organizate të kësaj pjese të Kosovës “Klubi rinori edukativ Sinergija”.

Mbi 60 për qind e të rinjve, preokupim kryesor e kanë çështjen e punësimit, pason dhuna në familje, sistemi jo i mirë i shkollimit, varfëria dhe kriminaliteti në mes të rinjve, transmeton lajmi.net.

Në këtë hulumtim thuhet se të rinjtë nuk janë të kënaqur me situatën aktuale, por se janë të gatshëm të përfshihen në zgjidhjen e problemeve.

Anketa gjithashtu bënë të ditur se 81 për qind e të rinjve nga 15 deri në 30 vjet, dëshirojnë ta lënë vendlindjen për një jetë më të mirë./lajmi.net