Premtimi i madh që bashkëlojtarët ia kanë dhënë Kukelit

Futbollistët e Shqipërisë i kanë premtuar Burim Kukelit se do të mundohen ta fitojnë ndeshjen ndaj Rumanisë, në mënyrë që ai të mund të luajë sërish në Evropian.

Sport

19/06/2016 13:13

Mesfushori i Shqipërisë, Burim Kukeli, do të mungojë në përballjen Rumani – Shqipëri, për shkak të kartonëve.

Por, ai ka zbuluar se bashkëlojtarët i kanë premtuar se do të mundohen të fitojnë ndaj rumunëve, në mënyrë që ai të luajë sërish në “Euro 2016”.

“Kam marrë fjalë të mira dhe mbështetje nga ekipi, për shkak se nuk do të jem në fushë. Megjithatë, më e mira që më kanë thënë është që do të mundohen të fitojnë edhe për mua ndaj Rumanisë, në mënyrë që të kemi edhe një tjetër ndeshje në Europian”, tregon Kukeli për Panorama Sport.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.