Premierliga 2019/20, java e parë nis me një super ndeshje (orari i plotë)
Ashtu siç u paralajmërua, sot në orën 10 u hodh shorti për edicionin e ri të Premierligës.
Sport
Ndeshja absolutisht më interesante pritet të jetë ajo mes Manchester United dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet më 11 gusht (e diel) nga ora 17:30.
Ndërkohë, ndeshja hapëse e sezonit të ri do bëhet nga nën-kampioni Liverpool, që pret në ‘Anfield’ skuadrën e sapo ngjitur në PL, Norwich, transmeton lajmi.net.
Kampioni në fuqi Manchester City luan si mysafir i West Ham, ndërkohë edhe Arsenal udhëton te Newcastle.
Premierliga sezonin e ardhshëm fillon më 9 gusht, duke pasur si risi VAR-in dhe pushimin dimëror në muajin shkurt. /Lajmi.net/
Orarin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU
