Premier Liga destinacioni i ardhshëm i Braithwaite

Martin Braithwaite pritet të largohet nga Barcelona.

Sport

16/06/2022 19:38

Braithwaite është lojtar i Barçës deri në vitin 2024, por largimi i tij do të ndodhë edhe më herët.

Lojtari dëshiron të vazhdojë te Barcelona, ​​por klubi nuk është i bindur me formën e tij.

Sipas ‘Sport’, destinacioni i danezit do të jetë në Premier Ligë, te Brentford, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze është e interesuar të marrë nën pronësi lojtarin, i cili ka disa bashkatdhetarë atje (Lössl, Sörensen, Rasmussen, Nördgaard dhe Jensen, përveç Eriksenit që synon të largohet).

Ky faktor mund ta bindë Braithwaite të largohet nga Barcelona dhe të provojë rrugën angleze./Lajmi.net/