Prekëse: Vogëlushi dhuron kursimet e veta për të prekurit nga tërmeti
Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.
Lajme
Përpos rasteve të ndryshme të ndihmave të ofruara, nuk mund mos tërheqë vëmendje gjesti i shembullor i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familje të prekur nga tërmeti.
Teksa përcjell në rrjetin social Facebook momentet emocionuese, kur vogëlushi i dorëzon në duar poçin e tij të kursimeve një vajze të vogël, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor.
“Janë kursimet e mia, është dhuratë nga ana ime” – ca engjëlli i bukur Ajki Nurka, që iu qep pas skuadrës sonë të emergjencave në Vaqarr në ndihme të familjes Nozlli! #TiranaSolidare”, shkruan Veliaj, teksa publikon edhe videon.