Prej sot asnjë kosovar nuk mund të hyjë në Maqedoni pa e kryer testin për Covid-19

Qeveria e Maqedonisë miratoi kërkese e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit Zi dhe Serbisë të cilët duan të hynë ne vendin tonë, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 orë.

Lajme

09/07/2020 08:55

Kjo masë nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve të cilët vetëm transitojne në Maqedoni e Veriut.

Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.

Qytetarët e shteteve të larpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë. /Alsat