“Prej që vdiq Rugova, LDK e mori tatëpjetën”

Profesori Bujar Dugolli ka folur për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen së shpejti dhe për gjendjen e LDK-së para këtyre zgjedhjeve.

Lajme

28/12/2020 21:09

Dugolli në T7 tha se me vdekjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja ka marrë tatëpjetën dhe më asnjëherë nuk ka arritur rezultate as të përafërta.

“Ka qenë më shumë sesa një parti politike. Atë suksesin që e ka pas në fillim të viteve 90-ta njerëzit e kanë kuptuar apo keqkuptuar kur LDK-ja u shndërrua në parti politike. Sukseset që i ka pasur me Ibrahim Rugovën, pa dyshim pas vdekjes se tij LDK-ja ka filluar të marrë tatëpjetën dhe të mos arrijë rezultate as të përafërta. Aty nuk u arritur të krijohet një lider i mirëfilltë që do ta zëvendësonte dhe nuk patën gjuhë të përbashkët për ta vazhduar një forcë të përbashkët siç ishte”, tha Dugolli.