Prej 6 tetorit pa asnjë informacion, kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçarit nga Prishtina, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor. Sipas njoftimit të kësaj shoqate, ai është larguar me veturën e tij të markës Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN. “Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e…

Lajme

08/10/2026 11:49

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçarit nga Prishtina, i cili është larguar nga shtëpia më 6 tetor.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, ai është larguar me veturën e tij të markës Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa 01-521-QN.

“Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e tij ftohet të kontaktojë në numrin 045 112 102 ose në Policinë e Kosovës, në 192”, thuhet në njoftim.

Familjarët dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kanë apeluar për shpërndarjen e njoftimit, me qëllim që Hafiz Mehmeti të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet i sigurt pranë familjes. /Lajmi.net/