Prattipati takoi Kurtin: Merrni përgjegjësi dhe punoni bashkë për të zgjidhur ngërçin institucional, përmbusheni mandatin e besuar nga populli
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Ajo në këtë takim ka nënvizuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë sëbashku për të zgjidhur ngërçin institucional të vazhdueshëm, shkruan lajmi.net. “Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon…

Lajme
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati është takuar sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ajo në këtë takim ka nënvizuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të punojnë sëbashku për të zgjidhur ngërçin institucional të vazhdueshëm, shkruan lajmi.net.
“Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik. E Ngarkuara Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të shkojnë përtej përçarjeve dhe të përmbushin mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: