Prattipati në Babaj të Gjakovës, shikon nga afër ushtrimet e “Defender Europe 25”
E ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati është duke qëndruar në Babaj të Gjakovës, ku po shikon nga afër ushtrimet “Defender Europe 25”. Prattipati u prit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan lajmi.net Përveç saj, ushtrimet nga afër po i vëzhgon edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri…

Lajme
E ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati është duke qëndruar në Babaj të Gjakovës, ku po shikon nga afër ushtrimet “Defender Europe 25”.
Prattipati u prit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan lajmi.net
Përveç saj, ushtrimet nga afër po i vëzhgon edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë janë të përfshirë 25 mijë trupa nga 29 shtet të NATO-s dhe vende partnere.
Kosova është një nga vendet nikoqire të këtyre ushtrimeve./lajmi.net/