Prangoset një person në Rahovec, kanosi një zyrtar policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Rahovec. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 08.10.2024-13:00. Është arrestuar i dyshuari…

Lajme

09/10/2024 10:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte penguar dhe kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 08.10.2024-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar dhe kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/