Prangoset një person dhe sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Në njoftimin e lëshuar për media, ndër të tjera thuhet se ndaj personit të dyshuar me inicialet B.S, janë kryer…

Lajme

11/03/2025 09:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Në njoftimin e lëshuar për media, ndër të tjera thuhet se ndaj personit të dyshuar me inicialet B.S, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit ku është hapur rasti për veprën “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.

Derisa personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën: Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/