Potter s’është i interesuar për Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo do të jetë duke kërkuar skuadër, pas Kampionatit Botëror 2022. Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dha një intervistë gjatë kësaj jave, duke kritikuar ashpër klubin e tij. Intervistë e tillë s’ishte dëgjuar më parë. Tani, CR7 thuhet se s’ka derë kthimi tek United. Emri i tij ka filluar të lidhet me disa…
Sport
Cristiano Ronaldo do të jetë duke kërkuar skuadër, pas Kampionatit Botëror 2022.
Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dha një intervistë gjatë kësaj jave, duke kritikuar ashpër klubin e tij. Intervistë e tillë s’ishte dëgjuar më parë.
Tani, CR7 thuhet se s’ka derë kthimi tek United. Emri i tij ka filluar të lidhet me disa skuadrave, mes së cilave edhe Chelsea.
Por, ‘The Express’ raporton se trajneri i Chelsea, Graham Potter nuk dëshiron ta ketë Ronaldon në skuadër, përcjell lajmi.net.
Kësisoj, gjasat janë të mëdha që ‘Blutë’ të mos bëjnë ndonjë lëvizje për Ronaldo, gjatë merkatos së janarit.
Potter nuk e sheh Ronaldon si një profil që i përshtatet vizionit dhe taktikave të tij, prandaj nuk dëshiron që ‘Blutë’ të nënshkruajnë me të.
Pronari i Chelsea, Todd Boehly raportohej se pëlqente Ronaldo, por as menaxheri Thomas Tuchel nuk preferoi transferimin e portugezit, duke pasur qëndrim të ngjashëm me atë të Potter. /Lajmi.net/