Potter merr përgjegjësinë për formën e dobët të Chelsea
Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar formën aktuale të ekipit të tij. ‘Blutë’ e Londrës po kalojnë në një moment të vështirë këtë sezon. Pas 24 xhirove ata nuk po arrijnë assesi të këndellen, duke mbetur në vendin e 10 në renditjen tabelare. Nën Potterin, i cili u emërua në shtator pas shkarkimit të…
Sport
Trajneri i Chelsea, Graham Potter ka komentuar formën aktuale të ekipit të tij.
‘Blutë’ e Londrës po kalojnë në një moment të vështirë këtë sezon.
Pas 24 xhirove ata nuk po arrijnë assesi të këndellen, duke mbetur në vendin e 10 në renditjen tabelare.
Nën Potterin, i cili u emërua në shtator pas shkarkimit të Thomas Tuchel, Chelsea ka fituar vetëm nëntë nga 26 ndeshjet e tyre.
Me humbje vazhduan edhe sot ndaj rivalëve lokal, Tottenham pasi u mposhtën 2:0.
Pas ndeshjes është trajneri që ka thënë që ai ka përgjegjësi për këtë formë që po kalon ekipi i tij.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë për formën e dobët”, ishin fjalët e Potter.
Kujtojmë që ndeshje e radhës e Chelseat është ndaj Leeds United, më katër mars me fillim nga ora 16:00./Lajmi.net/