Postoi foto me armë zjarri, Policia e arreston një person në Gjakovë

Një burrë është arrestuar në fshatin Jahoc të Gjakovës, nën dyshimin se kishte publikuar foto me armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri. Arma e zjarri është sekuestruar. Me…

Lajme

12/07/2025 09:16

Një burrë është arrestuar në fshatin Jahoc të Gjakovës, nën dyshimin se kishte publikuar foto me armë zjarri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri. Arma e zjarri është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.