Posta e Kosovës i ndan mirënjohje punëtorit më të dalluar

Njëri ndër punëtorët më të dalluar të Postës së Kosovës merr mirënjohje për angazhimin e tij.

Lajme

04/11/2016 08:04

Posta e Kosoves ka shpallur si punëtorin më të dalluar, Liridon Fazliun.

Liridoni është punëtor i Postës së Kosovës dhe është dalluar për seriozitetin dhe perkushtimin e tij në punë. Mirënjohja i është dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha i cili mes tjerash e ka falenderuar atë për punën e palodhshme.

Liridon Fazliu i cili mes tjerash është edhe djali i dëshmorit të kombit Asllan Fazliut nga Drenasi, është zotuar se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për Postën e Kosovës.