Portugalia në finale të “Euro 2016” (VIDEO)

Portugalia është kualifikuar në finale të kampionatit Evropian, pas fitores 2:0 ndaj Uellsit.

Sport

06/07/2016 22:48

Portugalia e ka mposhtur Uellsin me rezultat 2:0, për ta siguruar vendin në finale të “Euro 2016”.

Pas një pjese të parë të qetë dhe pa gola, “luzitanët” e nisën furishëm të dytën.

Ishte Cristiano Ronaldo që ia solli portugezëve epërsinë me një gol në minutën e 50-të, ndërsa për 2:0 shënoi Luis Nani tre minuta më vonë.

Kjo do të jetë finalja e parë për Portugalinë në Evropian, që prej asaj të vitit 2004 kur u mposhtën nga Greqia./Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x2ngnp5_cristiano-ronaldo-goal-portugal-vs-wales-1-0-euro-2016-2-0_sport

http://www.dailymotion.com/video/x3jjewh_luis-nani-goal-portugal-2-0-wales-06-07-2016_sport

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.