Portugalia gati për “Euro 2020”, triumfon bindshëm ndaj Israelit në miqësore

Kombëtarja portugeze është gati për “Euro 2020”.

Sport

09/06/2021 22:45

Portugezët treguan forcën e tyre, duke mposhtur Kombëtaren e Izraelit me rezultat 4-0, shkruan lajmi.net.

Bruno Fernandes shënoi gol në min 42’ i ndjekur nga Cristiano Ronaldo në min 44’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Portugalisë.

Në pjesën e dytë, dy gola para fundit të ndeshjes treguan dominimin e djemëve të Fernando Santos.

Cancelo shënoi golin e tretë në min 86’ dhe goditjen përfundimtare e dha Bruno Fernandes në min 90+1’.

Ky ishte goli i dytë i Fernandes në këtë takim.

Rezultati përfundimtar, Portugalia 4-0 Israeli./Lajmi.net/