Porto përfundon pjesën e parë me avantazh ndaj Juventus

Pjesa e parë mes Portos dhe Juventusit është mbyllur në të mirë të ekipit nga Portugalia, minimalisht 1-0.

Sport

17/02/2021 21:46

Me golin e shënuar në minutat e parë të ndeshjes, Mehdi Taremi 2’, ka dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes me rezultat pozitiv, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Juventusi kishte posedimin e topit, nuk arriti që të krijojë ndonjë rast të mirë për të shënuar gol.

Pjesa e dytë pritet të jetë më e zjarrtë, me Juventusin që tregoi në përfundimin e pjesës së parë se dëshirojnë të ndryshojnë gjërat.

Portieri i Portos, Agustin Marchesin, bëri një pritje shumë të mirë për t’ia mohuar golin Adrien Rabiot./Lajmi.net/