Portland në seri të fitoreve

Portland Trail Blazers ka realizuar fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme, dhe të detin në total, deri më tani gjatë këtij sezoni në NBA. Në Air Canada Center, Blazers fituan si mysafir ndaj Toronto Raptors me rezultat 118:110. LaMarcus Aldridge realizoi 25 pikë dhe 11 kërcime, kurse Damian Lillard shtoi 25 pikë dhe 8 asistime. Kontribut…

Sport

18/11/2013 08:00

Portland Trail Blazers ka realizuar fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme, dhe të detin në total, deri më tani gjatë këtij sezoni në NBA. Në Air Canada Center, Blazers fituan si mysafir ndaj Toronto Raptors me rezultat 118:110.

LaMarcus Aldridge realizoi 25 pikë dhe 11 kërcime, kurse Damian Lillard shtoi 25 pikë dhe 8 asistime. Kontribut të madh në fitoren e Blazers dha edhe Nicolas Batum me 24 pikë.

Te Raprots, Rudy Gay ishte basketbollisti më i dalluar me 30 pikë, 9 kërcime, dhe DeMar DeRozan me 29 pikë. Në ndeshjet tjera, Los Angeles Lakers shënoi fitoren e pestë duke mposhtur Detroit Pistons me rezultat 114:99.

Jordan Hill zhvilloi ndeshjen më të mirë në karrierë duke realizuar 24 pikë dhe 17 kërcime. Kurse, Memphis fitoi në udhëtim ndaj Sacramento Kings me rezultat 97:86, në ndeshjen ku me 22 pikë dhe 9 kërcime u dalluar Zach Randolph.

Rezultatet dhe realizatorët:

LA Lakers – Detroit 114-99 (Hill 24 – Jennings 23)

Sacramento – Memphis 86-97 (Outlaw 18 – Conley 19)

Toronto – Portland 110-118 (Gay 30 – Lillard 25)