Portieri Sergio Ramos

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin, e tij. Reprezentuesi spanjoll është shtyllë në repartin defanziv të gjigantit madrilen dhe vazhdon të zë vend në ekipin më të mirë të vitit të FIFA’s e UEFA’s. Por, gjatë stërvitjes së fundit të Real Madridit para ballafaqimit…

Sport

11/02/2014 15:40

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin, e tij.

Reprezentuesi spanjoll është shtyllë në repartin defanziv të gjigantit madrilen dhe vazhdon të zë vend në ekipin më të mirë të vitit të FIFA’s e UEFA’s.

Por, gjatë stërvitjes së fundit të Real Madridit para ballafaqimit të kthimit me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Copa del Rey të martën mbrëma në Vicente Calderon, ai i ka ‘treguar’ trajnerit Carlo Ancelotti se mund ta konsiderojë edhe si zgjidhje emergjente për portier.

Gjatë një loje në stërvitje, Ramos u dëshmua edhe si portier i talentuar.

Nuk besoni? Shikoni reagimin e tij, në stilin e Iker Casillasit ose Diego Lopezit, cilindo që e preferoni më tepër.