Portieri i Fiorentinës gati për Juventusin: Kam studiuar Ronaldon, e di se si gjuan ai

Portieri i Fiorentinës, Bartlomiej Dragowski ka dhënë disa komente para ndeshjes me Juventus.

Sport

01/02/2020 18:31

Fiorentina do të ketë udhëtim të vështirë nesër në Serie A, kur nga ora 12:30 luan në shtëpinë e Juventus.

Para kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë Bartlomiej Dragowski, i cili është shprehur i gatshëm për këtë ndeshje, duke insistuar se ka studiuar Ronaldon dhe di se si gjuan ai.

“Unë e kam studiuar Cristiano Ronaldon. E di se si gjuan ai. Nuk do t’iu them se si kam parashikuar për penalltitë, or si mund ta lexoj atë” ka thënë portieri, transmeton lajmi.net.

“Ëndrra ime është ta mposhtim Juventusin, ky është objektivi i radhës. Nuk është vetëm Ronaldo ai për të cilin duhet shqetësuar” ka shtuar portieri.

Portieri polak ka pasur paraqitje mjaft të mira këtë edicion, duke regjistruar disa pritje spektakolare, por skuadra e tij tashmë ka sfidën më të vështirë, atë kundër Juventus. Mbetet të shihet se cila do të jetë paraqitja e tij nesër. /Lajmi.net/