Portieri i Chelseat bën pritjen e sezonit
Chelsea arriti fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Watford, por Kepa Arrizabalaga prodhoi një nga pritjet më të bukura të këtij sezoni.
Sport
Po zhvilloheshin minutat e para të ndeshjes, kur Holebas krosoi në zonë mjaft bukur për kapitenin Troy Deeney.
Ky i fundit goditi topin me kokë në cepin e djathtë të portës, por një ‘fluturim’ i portierit Kepa bëri që ndeshja të mos zhbllokohej, transmeton lajmi.net.
Reagimet e tifozëve ka qenë të mëdha në rrjetet sociale, derisa disa pretendojnë se kjo duhet të jetë ‘Pritja e sezonit’.
what a save from Kepa. ??pic.twitter.com/moMY9D4nGp
— amadí (@amadoit__) May 5, 2019
Ndryshe, Chelsea me këtë fitore rrëmbeu pozitën e tretë në tabelë dhe bëri hap të madh drejt plasmanit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/