E goditi me thikë në kokë dhe kraharor, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari, me dashje dyshohet se ka tentuar…

Lajme

19/07/2026 13:00

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari, me dashje dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.M.

I dyshuari dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brirëve dhe prapa kraharorit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Vrasje në tentativë në Mitrovicë, viktima dërgohet për trajtim në QKUK

Si pasojë e plagëve të marra, i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht gjendet i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar në mbajtje. Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.