Portieri Gjokaj humbi vetëdijen pas lëndimit në fushë, u dërgua në spital me autoambulancë

Portieri i talentuar i Drenicës, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim nga i cili humbi edhe vetëdijen në fushë. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyrtarë brenda klubit të Drenicës. Gjokaj u lëndua në ndeshjen e juniorëve mes Drenicës dhe Trepçës ’89, ndërsa për disa çaste humbi edhe vetëdijen. Ai u dërgua në spitalin…

Sport

10/05/2023 18:19

Portieri i talentuar i Drenicës, Altin Gjokaj ka pësuar një lëndim nga i cili humbi edhe vetëdijen në fushë.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zyrtarë brenda klubit të Drenicës.

Gjokaj u lëndua në ndeshjen e juniorëve mes Drenicës dhe Trepçës ’89, ndërsa për disa çaste humbi edhe vetëdijen.

Ai u dërgua në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë, teksa më pas u lirua për në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Gjokaj është 17-vjeçar dhe këtë edicion ishte “gardian” i portës së ekipit të parë të Drenicës.

Ai te Drenica u transferuar në verën e vitit 2022 nga Besa e Pejës./Lajmi.net/